Mirëserdhët tek vendi i këshillimit për viktima të diskriminimit racist në kantonin Graubünden
Vendi i këshillimit iu ofron të gjithë personave nga kantoni Graubünden, të cilët janë prekur direkt ose indirekt nga diskriminimi racist, këshillim kompetent dhe mbështetje. Të prekurit direkt, por edhe të afërmit, dëshmitaret dhe dëshmitarët ose persona të tretë mund t’u drejtohen vendeve të këshillimit. Pranohen gjithashtu njoftime anonime.
Këshilltaret dhe këshilltarët tanë bazohen mbi qëndrimin bazë të mëposhtëm:
- Sjellje me plot respekt: çiltërsi, pranueshmëri dhe respekt kundrejt të gjithë atyre që kërkojnë këshillë.
- Anshmëria: Punonjësit e vendit të këshillimit punojnë njëanshmërisht dhe angazhohen pa përjashtim për çështjet e klienteve dhe klientëve të tyre. Synimi është, t’i forcojnë dhe t’i nxitin njerëzit e prekur nga diskriminimi si dhe të përmirësojnë situatën e tyre të jetës.
- Ruajtja e autonomisë: Aktivitetet do të nisen vetëm me miratimin shprehimisht të personave që kërkojnë këshilla.
- Rrjetëzimi: Për rrethana komplekse ose raste të brendshme administrative të diskriminimit racist mund të përdoren ofrues të tjerë të specializuar, me qëllim që të ofrohet një këshillim dhe mbështetje e përshtatshme për çdo person dhe çdo situatë.
- Pa pagesë: Këshillimi për ata që kërkojnë këshilla është sidoqoftë pa pagesë. Në rast nevoje konsultohen për bisedat përkthyes ndërkulturorë me gojë. Edhe këto shpenzime merren përsipër nga vendi i këshillimit.
Përcaktimi i nocionit diskriminim racist
Diskriminim racist është çdo praktikë, e cila për shkak se i privon njerëzit nga të drejtat në bazë të karakteristikave fizionomike, prejardhjes etnike, karakteristikave kulturore (gjuhës, emrit) ose përkatësisë fetare, i trajton ata në mënyrë të padrejtë ose intolerante, i poshtëron, fyen, kërcënon ose vë në rrezik jetën dhe trupin e tyre. Kjo mund të ndodhë në jetën e përditshme, gjatë punës, në lagjen e banimit, në shkollë, gjatë sportit, në jetën private, në administratën publike ose edhe në rrugë.
Në rast të diskriminimi racist bëhet fjalë kryesisht për efektin dhe jo për motivin.
Format e diskriminimit racist
Një diskriminim i drejtpërdrejtë është një shpërfillje e palejuar e një personi, i cili bazohet drejtpërdrejt në një veçori personale aktuale ose të supozuar.
Një diskriminim indirekt ekziston atëherë, nëse specifikime të lejuara ose neutrale kanë një ndikim shpërfillës ndaj grupeve të caktuara.
Flitet për një diskriminim të shumëfishtë atëherë, nëse një person, për shkak të disa veçorive diskriminimi, shpërfillet njëkohësisht (p.sh. prejardhje dhe aftësi e kufizuar / gjini / orientim seksual / moshë).
Linke që çojnë më tej
Nën linket e mëposhtme ju gjeni informacione të tjera për temën e racizmit dhe këshilla praktike për mënyrën e të vepruarit me racizmin në jetën e përditshme dhe çfarë mund të bëni kundër kësaj:
Një person i kualifikuar do t’ju kontaktojë juve sa më shpejt që të jetë e mundur pas hyrjes së njoftimit tuaj, me qëllim që të caktojë një termin të parë për bisedë.